E mërkurë, 9 Prill, 2025
1.8 C
Pristina

Eli Mala zbulon planet: Dëshira ime e madhe për të birësuar fëmijë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Malaj, ka ndarë me ndjekësit e saj dëshirën e fortë për të zgjeruar familjen e saj përmes birësimit.

Gjatë një interviste në emisionin “Sol”, Eli shprehu dëshirën e saj për të birësuar dy ose tre fëmijë, duke theksuar rëndësinë e fëmijëve në jetë.

“Po, dëshirën e kam, e dua tryezën plot me fëmijë, bukë e djathë, por plot me fëmijë kisha dashur. Fëmija janë jeta. Por pse jo mos të i birësoj edhe dy-tre fëmijë, shpresoj të ma bëj të mundur Zoti,” tha ajo me emocion.

Pas një karriere të suksesshme muzikore, Eli duket e gatshme të marrë një hap të ri në jetën e saj personale.

Birësimi është një proces i mrekullueshëm që jo vetëm që ofron mundësi për fëmijët që ndodhen në nevojë, por gjithashtu pasuron jetën e atyre që zgjedhin ta përjetojnë atë.

Çdo vit, miliona fëmijë në të gjithë botën presin për një familje që t’i pranojë. Processi i birësimit, ndonëse i ndërlikuar, mund të sjellë shumë të mira, duke krijuar lidhje të thella emocionale.

PROMO

Nga Rubrika