E martë, 25 Mars, 2025
11.8 C
Pristina

Emocionet e Loredanës: Një rrëfim mbi racizmin dhe forcën e familjes

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Loredana ndau një histori të ndjerë nga jeta e saj, e cila preku jo vetëm banorët, por edhe publikun.

Ajo foli për përvojat e saj me racizmin që e ka përjetuar që në fëmijëri, si dhe vështirësitë që familja e saj ka kaluar. Në mes të emocioneve, Loredana përshkroi se si ishte ndihmuese e madhe për familjen e saj gjatë kohërave të vështira.

“Në Itali isha shqiptarja, ndërsa në Shqipëri isha italiania. Në shkollën time fillore, përballesha shpesh me racizmin. Isha e vetmja shqiptare në atë shkollë dhe për pasojë, shpesh u bëra objekt i shaka të tepërta. Kjo situatë u bë më e rëndë kur babi filloi të largohej nga shtëpia për të luajtur lojëra fati, një dalje që për ne ishte fat i zi. Isha vetëm 12 vjeçe, dhe përballja me këto rrethana ishte jashtëzakonisht e vështirë,” shprehet ajo.

Loredana kujton me dhimbje se si situata e familjes së saj filloi të ndikonte edhe më shumë në marrëdhëniet brenda saj. “Mami filloi gjithashtu të largohej nga njerëzit, duke qëndruar shumë shpesh në dhomë. Kjo ishte një kohë shumë e vështirë për ne, pasi unë fillova të bëja rolin e shtyllës së shtëpisë, duke u përpjekur të mbaja familjen në këmbë,” tha ajo.

“Kur gjithçka mbaroi, ne të katër u bëmë ‘Katër Fantastikët’. Prindërit e mij kanë sakrifikuar çdo gjë për të na rritur ne, dhe kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Megjithatë, ka edhe ndjenja të forta që ndonjëherë më bëjnë të ndihem keq për gabimet e mia, siç ishte rasti kur i thashë ‘jo’ babit për Jozin,” shprehet Loredana. “Edhe po të ktheja kohën mbrapa, do të bëja të njëjtën gjë. Por, a ja vlejti? E gjithë eksperienca e jetës time më bën të jem Loredana Brati dhe kam vendosur ta pranoj këtë jetë me mendimin pozitiv.”

Kjo histori emocionuese e Loredanës vazhdoi të shpërfaqte forcën e saj dhe dëshirën për të përballuar sfidat. “Buzëqeshja ime ka burimin te eksperiencat e mia të ndërlikuara. Nuk ia vlen të dëshpërohem për asgjë. Jeta vazhdon dhe me rëndësi është të ecësh përpara. Kam qënë gjithmonë e vetme për të kërkuar forcën time,” tha ajo.

Loredana shprehu ndjenjat e saj përballë prindërve, duke u angazhuar të dëshmojë se ajo është e fortë dhe e aftë për të përballuar çdo sfidë. “Ndonjëherë harroj se sa e fortë jam, por kam dëshirën që të jem modeste dhe gjithmonë me këmbë në tokë,” tha ajo, duke e mbyllur bisedën në Dhomën e Rrëfimit me nota optimizmi.

Pak çaste më vonë, Loredana u surprizua nga mamaja e saj në Dhomën e Surprizave, një moment që solli emocione të mëdha për të dhe banorët e tjerë, të cilët nuk mundën të mbajnë lotët nga gëzimi.

Kur u pyet për marrëdhënien mes Loredanës dhe Jozit, mamaja e saj vuri në dukje se kishte pasur një ndryshim të dukshëm. “Jozi, qëkur hyri herën e dytë në shtëpi, e ka respektuar më shumë Loredanën dhe fjalët që i tha babai i Loredanës, ai po i respekton,” shprehet ajo me miratimin e plotë për burrë të djalit të saj.

PROMO

Nga Rubrika