Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia është një nga emrat më të përfolur në mediat roze.
Me karrierën e saj muzikore dhe personalitetin tërheqës, ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Klipi i saj ‘hot’ në këngën ‘Original’ u përfol me të madhe gjithandej.
Enca është e njohur për stilin e saj unik dhe për performancat energjike që ofron në skenë.
Krahas muzikës, Enca po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Disa ditë pasi konfirmoi lidhjen e re, Enca ka publikuar disa imazhe ku shfaqet me fustan të bardhë.
Kjo ka nxitur spekulime të reja rreth jetës së saj private. Me këtë veprim, a po paralajmëron martesë Enca?
Dizajni i fustanit dhe stili i saj elegant do të ishin një përshtatje perfekte për çdo ceremoni të veçantë.
Shumë ndjekës të saj janë të emocionuar dhe të intriguar për atë që mund të vijë në të ardhmen. Tani më shumë se kurrë, fansat po e ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të saj.
Enca është një artiste që di të mbajë sekretet, por mungesa e konfirmimeve zyrtare e bën situatën edhe më interesante.
**Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!**