E shtunë, 19 Prill, 2025
10 C
Pristina

Eneda Tarifa e tregon historinë e dhimbshme për familjen e saj që humbën miliona lekë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ndau me publikun historinë e një periudhe të vështirë që ka ndikuar thellësisht në jetën e saj dhe të familjes së saj: vitin e errët 1997.

Artistja rrëfeu se familja e saj ishte ndër mijëra viktimat e skemave piramidale që tronditën Shqipërinë pas rënies së komunizmit.

“Patjetër që kemi qenë viktima. Humbëm rreth shtatë deri në tetë mijë euro në atë kohë – dhe për prindërit e mi, që ishin intelektualë dhe punonin ndershmërisht për çdo lek, ishte një goditje e jashtëzakonshme,” tha Eneda.

Ajo theksoi se paratë nuk u kthyen kurrë dhe se kjo ngjarje e dhimbshme la gjurmë të thella në familjen e saj. “Ishte një periudhë plot pasiguri, varfëri dhe rrëmujë… njerëzit luftonin për të rimarrë atë që kishin humbur.”

PROMO

Nga Rubrika