Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu, sot ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj, pasi u kurorëzua me dashurinë e saj disavjeçare, Mergimin, në një ceremoni madhështore që do të mbahet mend gjatë.
Kjo dasmë e veçantë u mbajt në një ambient të zbukuruar me elegancë, ku çdo detaj ishte menduar me shumë kujdes.
Një nga momentet më emocionuese ishte ai kur Engjëllusha përshëndeti vëllezërit e saj, Kushtrimin dhe Lumin, duke shpërthyer në lot nga emocionet e ngjarjes.
Kjo skenë prekëse tregon se sa shumë lidhje ka me familjen dhe sa e rëndësishme është për të ndarja e këtyre momenteve të jashtëzakonshme.
Dasma e Engjëllushës ishte gjithashtu një rast i shkëlqyer për t’u mbledhur familja dhe miqtë, të cilët e mbështetën atë në këtë moment të rëndësishëm.
Teksa ato përjetuan emocionet e dasmës, Engjëllusha dhe Mergimi ndanë premtimet e tyre të bashkëjetesës.