Sara Gjordeni u skualifikua automatikisht nga loja, pas konfrontimit fizik që pati me një tjetër konkurente, Françeskën.
Brenda shtëpisë Sara shijoi edhe një romancë me këngëtarin Bardhi, e cila jashtë është komentuar shumë.
Në një nga momentet që Sara ishte në gjendje të rënduar Bardhi u shpreh “ ti je nëna e fëmijëve të mi”.
Sonte pasi doli nga shtëpia Sara zbuloi se edhe ajo i ka thënë të njëjtën gjë, pra “ti je babai i fëmijëve të mi”.
Duke e lidhur me këtë opinionistja Ori Nebiaj i ka bërë një pyetje:” Mos je shtatzënë?!”
Sara e ka kaluar me të qeshur këtë moment dhe i është përgjigjur:”Jo, nuk jam.”