E shtunë, 15 Shkurt, 2025
1.9 C
Pristina

Familja e Gerta Gixharit reagon pas incidentit të papritur ndaj Gjestit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas incidentit të ndodhur në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ku Gerta Gixhari i hodhi alkool në fytyrë Gjestit, ka reaguar sot familja e banores.

Reagimi i familjes së Gertës:

Përshëndetje të gjithëve!

Duke parë gjithë reagimet tuaja në rjetet sociale, gjithë gjuhën tuaj të urretjes ndaj Gertës për veprimin që laget Gjestin me shampanjë e birrë, dua t’ju bëj me dije një situatë më të gjerë. Ishte Gjest që filloi duke lagur me shampanjë Loredanën dhe Jozin, por çuditërisht asnjë nga ju nuk reagoi në atë moment. Pse pikërisht në veprimin e Gertës u ngrit “Dinastia” e Rozanës duke përfituar nga ky moment dhe iu vërsulën menjëherë Gertës? A është kjo një ndjesi e përbashkët, që keqpërdorim momentin për të ulur një person tjetër dhe të ngritni dikë tjetër mbi ta?

Duke parë këtë situatë, është evidente se qëllimi për ta sulmuar Gertën është bërë qëllim i papaguar. Është e çuditshme se si vëmendja e publikut përqendrohet te Gerta, ndërsa ngjarja fillestare, që ishte një shaka, u injorua plotësisht. Gerta ka treguar interes për shëndetin e Gjestit, duke e pyetur edhe pas incidentit. Megjithatë, duket se “dinastia” nuk dëshiron që ata të flasin për t’u sqaruar, duke preferuar të krijohet një konflikt ndërmjet tyre.

Një nga gjërat më të çuditshme është se kur Gerta luan dhe qesh me Gjestin, komentet tuaja janë plot dashuri dhe pozitivitet. Por, përse kur ndodh një incident, siç ishte ky, ia hedhim të gjitha fajin Gertës? A nuk është kjo një formë e hipokrizisë, ku ne e përjetsojmë një moment sa herë që ndodh një ngjarje negative për dikë?

Duhet theksuar se ngjarjet si ato që ndodhin në dasma janë pjesë e emocioneve të momentit, dhe ndonjëherë ndodhin edhe incidente të pabesueshme. Feste të tilla shpesh shoqërohen me momente të tilla, siç janë lagështira me shampanjë për të festuar një fitore, dhe askush nuk mendon se ndodhin në të vërtetë për të ofenduar dikë, por për t’u argëtuar.

Në përfundim, dëshirojmë t’i kërkojmë falje familjarëve të Gjestit nëse ndihen keq dhe shpresojmë që ky incident të shihet si një shaka që u mor për shumë më tepër se sa është. Gerta e ka kuptuar situatën dhe ka shprehur gjendjen e saj të mirë për Gjestin dhe shpresojmë se të gjithë mund ta shohim këtë ngjarje si një mësim për t’u përmirësuar si shoqëri.

Le të mbajmë në mend se çdo incident në jetën tonë sociale është një mundësi për të reflektuar dhe për t’u angazhuar në komunikim të hapur, dhe ndoshta kështu mund të krijojmë një kulturë me më shumë mirëkuptim dhe tolerancë. Ajo çka ndodhi në dasmën e Jozit dhe Loredanës nuk duhet ta ndihmojë ndarjen, por duhet të na motivejë për të ndërtuar lidhje më të forta.

Le të shohim përtej rasteve individuale dhe të mendojmë për mënyrat se si mund të ndihmojmë njëri-tjetrin, duke ecur përpara me dashuri dhe respekt në çdo rast.

PROMO

Nga Rubrika