Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
20.9 C
Pristina

Fansat shpërthejnë kundër postimit tendencioz në profilin e Erjolës

Erjola Doçi ka qenë një ndër personazhet më të komentuar 24 orët e fundit.

Gjatë spektaklit të kaluar, Graciano deklaroi se mes Romeos dhe Erjolës ka një pëlqim.

Ai madje ka zbuluar se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar Erjolës në rrjetet sociale por kjo e fundit e ka refezuar.

Erjola ka qenë e vendosur të hedhë poshtë çdo deklaratë të Gracianos, madje ajo tentoi të largohej përfundimisht edhe nga shtëpia për shkak të situatës së ngarkuar.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut ka përkrahur Erjolën në këtë situatë, ka patur dhe shumë të tjerë që besojnë se mes dy banorëve ka një kimi.

Pavarësisht se brenda shtëpisë Erjola preferon të qëndrojë sa më larg kësaj situate, jashtë shtëpisë, pikërisht në rrjetet e saj sociale, gjërat duken ndryshe.

Personi që menaxhoni Instagramin e saj, mbrëmjen e kaluar ka bërë një postim, ku në sfond ka vendosur bashkëpunimin e Ledri Vulës dhe Romeo Veshaj, “E keni dit”.

Shumë komentues kanë shkruar se vendosja e kësaj kënge në sfond është tendencioze dhe e turpshme.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale aludojnë se është gazetari i njohur, njëkohësisht edhe miku i Erjolës, Ronaldo Sharka, ai që menaxhon Instagramin e saj tani që ajo gjendet brenda shtëpisë.

Shiko postimin:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erjola Doçi (@doci.erjola)

Të fundit