Ish-reperi Fero, pas një periudhe të vështirë, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një shqetësim të thellë.
Disa ditë më parë, ai ka bërë të ditur se po përballet me një situatë të vështirë, duke theksuar se nuk i lejohet të takojë vajzën e tij.
Sipas tij, ky vendim është një padrejtësi që po i bëhet nga gjykatësit në Gjilan, një çështje që e ka prekur thellë emocionalisht.
Rrëfimi i tij ka shkaktuar një jehonë të madhe në mediat sociale.
Në përpjekje për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetje, ai ka postuar një mesazh në InstaStory, ku thekson se do të bashkëpunojë me mediet për çdo zhvillim të ri që lidhet me të drejtat e tij.
Ai shkroi: “Përshëndetje media.
Për çdo ndodhi të radhës do të bashkëpunojmë për të drejtat e mia.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”.
Shiko foton: