E premte, 4 Tetor, 2024
19.5 C
Pristina

Fero pyetet për deklaratat e vetëvrasjes dhe dhunën ndaj Arbenitës, ky ishte reagimi i tij

Ish këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Fero tha është në gjendje të keqe edhe për arsye se nuk po guxon të flasë nga frika se mos prokuroria e Gjilanit po ia humb të drejtën që ta shoh vajzën e tij për pesë ditë në muaj.

Ai sot në “Kosova Today” u pyet edhe për dhunën e ushtruar ndaj Arbenitës duke e ndërlidhur me rastin e tanishëm.

Fero u përgjigj se ka qëndruar në burg edhe pse nuk kishte faj.

“Që një vjet e pesë muaj asnjë dënim nuk e kam, askujt nu i kam thanë asnjë fjalë të keqe.

Në burg isha pa pikë faji.

E kam pranuar fajin për me dal prej burgut.”, tha Fero.

Ai u pyet edhe për deklaratat e tij për vetëvrasje.

“Jam kanë momente të këqija shpresoj që asnjëherë të mos biesh në pozitën teme”, ishte përgjigja e Feros ndaj gazetarit.

Nga Rubrika