Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka bërë një reagim të fortë pas kritikave dhe paragjykimeve që ka marrë në rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se shumica e komenteve negative vijnë nga llogari të rreme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fifi ka shprehur zhgënjimin e saj në lidhje me interpretimet e pasakta për angazhimet e saj të fundit në muzikë. Ajo është duke u angazhuar në dy role, si artiste dhe si producente, dhe shpreson që kjo të kuptohet nga ndjekësit e saj.
“Po shoh plot komente, plot zhgënjime, plot fake accounts që paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” ka shkruar ajo, duke shfaqur shqetësimin për mënyrën se si po interpretohen veprimet e saj në industrinë muzikore.
Fifi, e cila është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ka njoftuar se është duke punuar në një projekt të ri muzikor me këngëtaren Egli. Ky bashkëpunim është pritur me padurim nga ndjekësit dhe fansat e dy artisteve të njohura.
“Nesër në orën 18:00 del projekti i ri ‘Jete’ i saj dhe shpresoj shumë ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip,” shtoi ajo, duke theksuar se Egli nuk po prezantohet ashtu siç shikohet nga shumë, por si një “artiste e vërtetë”.
Kënga është krijuar me shumë kujdes dhe pasion nga të dyja artistet, dhe Fifi ka shpreh shqetësimin se një pjesë e madhe e reagimeve të tashme mund ta dëmtojnë këtë krijim të tyre. Ajo beson se publiku do të vlerësojë përkushtimin dhe talentin që i është kushtuar këtij projekti.
Përveç muzikës, Fifi në postimin e saj theksoi rëndësinë e mbështetjes nga fansat, duke kërkuar të kuptojnë përpjekjet e saj dhe të Egli në krijimin e këtij projekti. Ajo ka bërë thirrje për dashuri dhe mbështetje, duke theksuar se artistet kanë nevojë për inkurajim dhe jo për paragjykime.
Në fund, Fifi nuk harroi t’u drejtohet ndjekësve të saj me një mesazh dashurie: “LOVE YOU GUYS.. FIFI”. Ajo e përfundoi postimin me shpresën se projekti i saj dhe i Eglit do të përqafohet nga të gjithë ata që e duan muzikën e vërtetë.
Shiko foton: