E martë, 8 Korrik, 2025
30 C
Pristina

Fjoralba ka dy fjalë për Kiara Titon dhe Nevinën

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është rikthyer në ekranin e Top Channel, ku ishte e ftuar në “She’s on Top”.

Ajo hyri në skenë duke kënduar “Historia De Un Amor” dhe u duartrokit nga konkurrentet dhe mori komplimente të shumta nga Visjan Ukcenaj dhe Sara Gjordeni. Performanca e saj e shkëlqyer u prit me entuziazëm, duke e rikthyer atë në qendër të vëmendjes pas një muaji larg ekranit.

Pas performancës, Fjoralba falënderoi Top Channel për mikëpritjen pas një mungese 1-vjeçare. Të gjithë e dinë që një rikthim nuk është kurrë i lehtë, por ajo e përballoi me siguri dhe profesionalizëm.

Ndërkohë moderatorja e programit, Argjira Spanca, e komplimentoi Ponarin për debutimin e saj në fushën e aktrimit. “Unë kam parë filmin dhe vlen të them se nuk dukesh se je aktore për herë të parë,” i tha ajo, duke theksuar aftësinë e Fjoralbës për t’u integruar në këtë rol të ri.

Fjoralba më pas u shpreh se për këtë ka meritë shumë të madhe edhe programi më i ndjekur i humorit, “Portokalli”. “Më ka mësuar dhe më ka ndihmuar se si të sillem në situata të ndryshme, si të gjej zgjidhje, si të përshtat batutat,” tha ajo. Ky program ka luajtur një rol kyç në formimin e saj si moderator dhe si aktore.

“Përpos kësaj rezulton që është edhe një pasion shumë i madh aktrimi,” vazhdoi Fjoralba. “Kam rënë në dashuri me gjithë procesin e të xhiruarit. Jam në filmin tim të dytë”, tha Ponari, e cila duket se po lulëzon në karrierën e saj në aktrim.

Ndërkohë Spanca e pyeti në lidhje me dy moderatoret e “Portokallisë”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla. Kjo pyetje nxit u interesin e audiencës, e cila ndjek me vëmendje çdo detaj të karrierës së moderatoreve të preferuara.

Fjoralba u shpreh se i ka uruar personalisht të dyja moderatoret kur patën debutimin e tyre në “Portokalli” dhe theksoi se “Puna ka punë sa t’ia mësosh punës.” Ajo e theksoi rëndësinë e procesit dhe se asnjë rast nuk është i thjeshtë kur vjen puna për të kaluar nga një rol në tjetrin. “Janë një sërë faktorësh që kontribuojnë edhe në performancën e moderatorëve,” përfundoi ajo.

E rëndësishme është se rritja ka qenë prezente dhe graduale nga debutimi i parë e deri në fund. “Shumë urime vajzave. E kanë dashur gjithmonë këtë projekt dhe për këtë jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Të dyja e kanë dashur shumë”, përfundoi Fjoralba, duke lënë të kuptohet se ndjenjat për këtë program shkojnë përtej thjesht punës.

PROMO

Nga Rubrika