E hënë, 12 Maj, 2025
11.4 C
Pristina

Francesco Acerbi: Një heroi i vërtetë që sfidoi vdekjen dhe triumfoi mbi të gjitha

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në një botë ku shpeshherë sporti reduktohet në statistika, fitore apo humbje, disa figura dalin përtej këtyre rezultateve, duke frymëzuar me historitë e tyre. Francesco Acerbi është një prej këtyre heronjve. Jo për shkak se ka qenë gjithmonë titullar, as sepse është mbrojtësi më teknik në Itali, por sepse ai është një dëshmi e gjallë se futbolli, ashtu si jeta, është një luftë e përditshme, ku vetëm ata me zemër të fortë kanë mundësi të mbijetojnë.

Në vitin 2013, karriera dhe jeta e tij u ndal për një moment fatkeq. Një diagnozë e rëndë e tronditi: tumor testikular. Një diagnozë që të lë pa fjalë, që të shkatërron përbrenda. Në një kohë kur të gjithë flisnin për debutimin e tij te Milani dhe të ardhmen me kombëtaren axurre, fati e tërhoqi në një drejtim tjetër, një rrugë të errët e të frikshme.

Në të kaluarën, ai e kishte kaluar një herë këtë luftë, por tumori u rikthye. Poshtë tij u mbushën frika dhe pasiguria, duke e zgjedhur errësirën për një moment. Por Francesco Acerbi nuk pranoi kurrë të mbyllte historinë e tij aty. Ai u rikthye në fushë, më i fortë, më i vendosur, më i pastër si njeri. E fitoi betejën me sëmundjen dy herë, ashtu si fiton duelet në mbrojtje: me kokën lart, pa panik, me zemrën e tij të fortë.

Gjatë procesit të rikuperimit, kishte momentet që ai nuk mund të vraponte më shumë se disa hapa pa u lodhur. Kishte humbur peshë, forcë dhe bashkë me to, shpresën. Por besimin e tij nuk e humbi kurrë. “Do të kthehem më i fortë,” – u kishte thënë të gjithëve. E pikërisht ashtu ndodhi. U rikthye, jo vetëm si lojtar, por si një simbol frymëzimi për çdo njeri që mendon se ka arritur fundin. Ai është një shembull për çdo të sëmurë që kërkon shpresë dhe çdo djalosh që ka frikë nga e panjohura.

Në vitet pas rikthimit të tij, Francesco Acerbi vazhdoi të luftonte, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Nga Sassuolo në Lazio, e më pas te Interi, ai bëri emrin e tij sinonim të forcës dhe qëndrueshmërisë. Ai është njeriu që e ka parë vdekjen në sy dhe ka zgjedhur të jetojë më shumë se kurrë më parë.

Momentin e artë e arriti me golin ndaj Barcelonës, në një natë që të gjithë tifozët zikaltër do ta kujtojnë përjetësisht. Goli i një mbrojtësi në gjysmëfinalen e Champions League është një arritje e jashtëzakonshme. Por kur ai mbrojtës është Francesco Acerbi, goli nuk është thjesht një arritje sportive; është një himn për jetën. Është një mesazh për çdo njeri që po lufton, që është i rraskapitur dhe i lodhur: Mos u dorëzoni!

Kur topi preku rrjetën e Barcelonës dhe e gjithë arena shpërtheu në brohoritje për Interin, një pacient në një spital gjithashtu buzëqeshi për herë të parë pas ditësh të errëta. Ai e pa te Acerbi atë që për shumë është vetëm një sport: Shpresë. Sepse për të, ai gol përfaqësoi diçka më shumë se një goditje në rrjetë: ishte një dëshmi se pas dimrit më të ftohtë, gjithmonë vjen pranvera.

Në finalen e madhe që e pret Interin në Mynih, ata nuk do të kenë vetëm një mbrojtës në fushë. Ata do të kenë një luftëtar i cili ka fituar betejën më të madhe që jeta mund t’i sjellë. Francesco Acerbi, me shpirtin e tij të palodhur, do të jetë një simbol i fortësisë për skuadrën dhe tifozët, duke i ngritur ata që ndiejnë se kafshimi i vdekjes është një realitet.

Sepse në këtë Inter, ashtu si në zemrën e Acerbit, fjalët “jam dorëzuar” nuk kanë vend. Histori nga dhimbja në triumf, nga errësira në dritë, tregon një rrugëtim të frymëzuar për ata që e sfidojnë çdo ditë jetën dhe nuk e braktisin kurrë ëndrrën e tyre.

PROMO

Nga Rubrika