Web Analytics

Gani Gërmisë nuk i intereson finalja e BBVK-së, merr dhuratën e veçantë

Botuar nga: InfoKosova

Ish banori i Big Brother, Gani Gërmnia, sonte nuk është prezent në finale. Siç duket ai ka injoruar këtë ngjarje të madhe.

Ai ka qenë njëri prej banorëve më të zëshëm të edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova.

Në rrjetet sociale, ai ka publikuar një video ku tregonte se kishte marrë një dhuratë shumë të veçantë nga futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani.

Dhurata që i është bërë ka qenë një fanellë e tij me numrin 9, ku shkruhej “Ti je fitues i këtij Big Brotheri vëlla”.

Rikujtojmë se ai ka hequr dorë vullnetarisht nga kjo aventurë, për shkak të problemeve me alkoolin, gjersa fajësoi produksionin për shfaqjen e një klip, i cili kishte të përmbledhur momentet e tij më të dobëta brenda shtëpisë.

Shiko foton:

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT