E hënë, 7 Korrik, 2025
30.3 C
Pristina

Gazetarët ‘zbulojnë’ emrat e disa prej konkurrentëve në edicionin e katërt

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kanë nisur tashmë aludimet për emrat që do të përfshihen në “Big Brother VIP 4” dhe gara duket se s’do të jetë aspak e lehtë.

Aulona Musta ka zbuluar në programin e saj se edicioni i këtij viti do të jetë shumë special. BBV4 do të jetë një përballje mes yjeve të tre edicioneve të shkuara dhe po, tre fituesit thuhet se janë të konfirmuar, aludoi ajo.

“Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit Big Brother 4 do të jetë një Big Brother All Stars ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tre edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno.

Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Aulona shtoi se do të përbënte interes edhe Olta Gixhari pasi njerëzit e pëlqyen më shumë pas daljes nga Big Brother dhe kjo do të shfaqte një tjetër dimension të saj.

Emra të tjerë që flitet se do të jenë pjesë janë Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo.”

PROMO

Nga Rubrika