Gazetarja Enki Braçaj ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë për lajmet e fundit që kanë bërë bujë në botën e showbiz-it.
Ajo u ndal edhe te kënga e re e ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, duke mos kursyer kritikat e saj për të. Braçaj e përshkroi Eglin si një figurë që shfaq depresion përmes muzikës së saj, një ndjesi që duket se reflekton në tekstin e këngës së saj të fundit.
“Tani ajo po tregohet e zgjuar, që më në fund me këtë histori, ajo po fiton, se boll humbi. Ajo është depresive, sepse që është një mesazh i qartë për Gjestin, këtë e dimë të gjithë,” tha Braçaj, duke theksuar se mendimet e Eglit rreth ndjesive të saj me Gjestin janë mjaft kontradiktore.
Sipas Enkit, fjalia “Unë nuk të fal” në tekstin e këngës është një reflektim i një ndjenje të thellë, por ndarja nga një lidhje e kaluar nuk duhet të kuptohet në këtë mënyrë. “Një person duhet të shohë përpara dhe jo vetëm të bazohet te emocionet e kaluara,” shtoi ajo.
Kur u pyet nëse ndiheshin të nxituar me këtë termin “depresive”, Enki përgjigjet me siguri: “Jo, absolutisht. Jemi bërë tani me këtë ‘bullizmin’, ‘depresionin’. Kemi frikë të themi mendimin tonë në këtë kohë që gjithë njerëzit kanë probleme mendore.”
Ajo nënvizon se për të, një person me depresion është ai që sheh gjithçka vetëm në nuanca të errëta. “Eglin e shoh si një vajzë që mori gjithë atë famë nga BBV, atë famë po e përdor për fama dhe para, bravo në fund të ditës,” tha ajo. Por skeptikja insiston se ajo mund ta shfrytëzojë famën për diçka më të madhe sesa tema të përsëritura rreth ish-partnerëve të saj.
“Mund të ishte një artist më i mirë nëse do të fliste për tema më të gjera dhe më pozitive, larg hijes së Gjestit,” tha Braçaj. Ajo sugjeron se kënga e Eglit duhet të jetë një mundësi për t’u shprehur për gjëra më të rëndësishme në jetë, sesa thjesht një reflektim i lidhjeve të kaluara.
Pavarësisht shtytjeve për të pranuar një qasje më optimiste, gazetarja Braçaj është e bindur se Eglin ka potencialin për të bërë më mirë. “Duhet të ndalojë me këtë narrativ pekë ndaj ish-partnerëve. Mua nuk më pëlqeu që po vazhdon ta bëjë këtë, sepse më dukej depresive,” përfundoi ajo.