E premte, 14 Mars, 2025
20.7 C
Pristina

Gentian Zenelaj rrëfen incidentin tragjik: Aksidenti që i ndryshoi jetën

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka kaluar një përjetim të vështirë pas një aksidenti të papritur që e detyroi të anulojë të gjitha shfaqjet e tij.

Mes emocionesh dhe ndjenjash të forta, ai tregon për momentin dramatik që ndodhi mëngjesin e 5 nëntorit të vitit të kaluar, një ditë që filloi sikur çdo ditë tjetër. Gentiani kishte dalë për të shëtitur qenushin e tij, Zigin, kur gjithçka mori një kthesë të papritur. Ai ndau me ne se si një situatë e zakonshme u shndërrua në një fatkeqësi të madhe.

‘Ishte një ditë e bukur e nëntorit, dhe teksa shëtisja Zigin, ai pa një kafshë tjetër dhe më tërhoqi. Ishte një moment kur nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Rrëzohem dhe thyej këmbën në dy vende,’</em- tha ai, duke përshkruar dhimbjen dhe panikun që e përfshiu në atë moment.

Gjatë bisedës me Rudina Magjistarit, ai tregon se menjëherë pas incidentit, ai e mori telefonin dhe kontaktoi regjisoren e shfaqjes, Andia, për ta njoftuar për situatën e tij. Ai pranoi se ndihma e parë që kërkoi ishte përkrahja e saj, megjithëse në ato momente mendoi se ndoshta do të ishte vetëm një tërheqje muskulore.

Rudina Magjistari: Pra, ishe në mesin e rrugës dhe ndjeve se diçka ndodhi?

Gentian Zenelaj: Po, kur fillova të eci, mendova se isha mirë. Por kur e vizitova doktorin, ai më tha se kisha dy thyerje serioze në këmbë. Ishte momenti më i frikshëm, dhe aty kuptova se do të duhej të kaloja një periudhë të vështirë rikuperimi.

Pas diagnostikimit, Gentiani e mori vendimin që të operohej. Ai zbuloi se do të duhej të kalonte dy operacione: një për të vendosur hekurat dhe një tjetër për t’i hequr ato. Ndërsa fliste për këtë periudhë, ai ndau emocionet e tij duke theksuar vështirësitë që iu deshën për ta kaluar këtë përvojë.

Rudina Magjistari: Çfarë ndodhi me karrierën tënde gjatë asaj kohe?

Gentian Zenelaj: Ishin 600 bileta të prenotuara për shfaqjen time. Ndihesha keq për të gjithë ata njerëz që kishin bërë plane për të ardhur. Më vjen keq vetëm duke menduar për situatën. Ndërsa shkoja në spital, u lutja të ishte vetëm një tërheqje dhe të mund të rikthehesha në skenë shpejt.

Ai përshkroi ndihmën që mori nga stafi i televizionit, të cilët e ndihmuan të nisë rikuperimin e tij me rampa dhe shumë mbështetje për të vazhduar me karrierën e tij. “Isha i angazhuar për të qenë në program pas operacionit. Ishte një situatë e vështirë, por e kalova me ndihmën e të gjithëve.”

Gentiani gjithashtu e shprehu mirënjohjen për familjen e tij, veçanërisht për bashkëshorten e tij Aida, e cila e përkrahte në çdo hap të procesit të rikuperimit. Ai theksoi se mbështetje si kjo është thelbësore për të kaluar momentet e vështira dhe për të vazhduar me jetën.

PROMO

Nga Rubrika