Prej disa kohësh, në mesin e të famshmëve botërorë por edhe vendorë, po dëshmohet një trend i ri: heqja e filler-ëve është bërë një mënyrë për t’u rikthyer në natyralitet.
Me kalimin e kohës, ne po shohim një lëvizje të fortë që po ndodh në industrinë e bukurisë, ku individët po aludojnë për një pamje më të thjeshtë dhe më natyrale.
Buzët e trasha dhe mollëzat e theksuara nuk janë më as trend dhe as simbole të bukurisë. Ky ndryshim është reflektuar në mënyrë të dukshme në profilin e shumë figurave publike.
Një nga emrat më të fundit që ka vendosur të heqë filler-ët është influencera Gerta Shino.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj se ka ndjerë nevojën për të rikthyer pamjen e saj natyrore. Gerta ka bërë të ditur këtë vendim në një postim të saj në rrjetet sociale.
“Para katër ditësh hoqa gjithë filler-ët nga buzët. Kjo jam unë 100% natyrale, pa asgjë të bërë në fytyrë. Gëzohem që u njohëm,” është shprehur Shino, duke treguar për ndjekësit e saj për ndryshimin e madh që ka bërë. Kjo deklaratë ka ngjallur një reagim pozitiv nga publiku.
Është e rëndësishme të theksohet se e ndjekësve të saj e kanë mirëpritur këtë ndryshim, duke e quajtur atë një hap pozitiv. Kjo tregon se ndryshimi në tendencat e bukurisë, ku shumë individë po kthehen drejt natyralitetit, është një fenomen që po përhapej shpejt. E gjithë kjo është një shenjë se njerëzit po kërkojnë autenticitet dhe bukuri natyrale në vend të ideve të ekzagjeruara për pamjen.