E premte, 11 Korrik, 2025
22.5 C
Pristina

Gërvalla takon ambasadorin francez në Kosovë, në fokus Këshilli i Evropës dhe Frankofonia

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim të shtunën me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimi i statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, ishin temat e takimit.

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

“Ministrja Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Guerot rreth angazhimeve të qeverisë së Kosovës në procesin që po kalon Kosova, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në fund të takimit, Gërvalla ka falënderuar Ambasadorin Guerot për përkrahje brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke vlerësuar se Kosova ndanë vlera të përbashkëta me Francën si në kulturë, shkencë, sport ashtu edhe në fusha të tjera. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika