Web Analytics

Getinjo reagon per Big Brother Vip Kosova 2: Veç një sen s’po ma kap…

Botuar nga: InfoKosova

Rap-artisti i njohur, Getinjo ka reaguar në Instagram rreth Big Brother VIP Kosova 2, Geti tha se po e shikon në kohë të lirë dhe se po i pëlqejnë banorët brenda.

Por, ai tha se një gjë nuk po e kupton se përse askush nuk po flet për edicionin e parë të këtij spektakli.

“Përshëndetje njerëz kur po kam kohë po e shikoj Big Brother VIP Kosova 2 o më pëlqejnë njerëzit, po më pëlqen harmonia, najs veç një sen s’po ka kap, përse nuk po e përmendin 1.

Asnjë njeri, fjalët që janë bërë brenda ose diçka se di, po më duket sikur, kur kemi dalë prej aty shumë nga këta njerëzit kanë shkruar, komplimente, ti je nëna, ti je baba secili për veti”, u shpreh ai.

“E di tani që edhe më kapni, t’ishe kan i mirë, ishe ndejt deri në fund, u dorëzove dole në mes, nuk i marrë këto llafe seriozisht ama përnime interesant që nuk po e përmendin hiç”, tha Getinjo.

Ndryshe, Getinjo ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Aventuren e tij, reperi e ndali në gjysmë, duke u larguar me vetë dëshirë.

Të FUNDIT