Web Analytics

Gjenden dy mortaja kineze të pashpërthyera në Prishtinë

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Prishtina ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshimtë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:25.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshimtë.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së që i ka tërhequr dy mjete të dyshimta (mortaja kineze 82mm.) pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Të FUNDIT