Web Analytics

Gjeniu 9-vjeçar që e vërteton shkencërisht se Zoti ekziston

Botuar nga: InfoKosova

Me 9 vjet sa ka, William Maillis në pamje të parë duket si të gjithë bashkëmoshatarët e tij: luan me video-lojëra, merret me sport, bën shaka si dhe shoqërohet me miqtë e tij.

Mirëpo kur bie fjala për botën akademike, William është fëmijë jo i zakonshëm.

Në maj, ai u diplomua në shkollën e mesme dhe si student në kolegj, ai tashmë është duke punuar në teorinë e tij se si është krijuar universi.

Shumica e 9-vjeçarëve vijojnë klasën e katërt, ndërsa William tashmë është në mesin e studentëve të cilët vijojnë mësimet në kolegj.

“Nuk më pengon pse jam studenti dukshëm më i ri në klasë”, thotë William për revistën prestigjioze People. “Jam mësuar tashmë”.

William, i cili dëshiron të studiojë fizikën dhe kiminë e hapësirës, dhe ka për synim të doktorojë në astrofizikë, ndihet mirë ndërsa flet për konceptet si “zhvendosja hapësirë-tokë”, “singulariteti”, “graviteti i pastër” dhe me durim sqaron se pse vrimat e zeza nuk janë “super masive”, siç është teoritizuar nga mendje të tilla si Albert Einstein apo Stephen Hawking.

Thënë shkurt: “Dëshiroj që të dëshmoj se Zoti ekziston”, thotë ai, duke treguar se vetëm një Forcë e jashtme mund të jetë e aftë për të krijuar kozmosin.

Maillis thotë se ai dhe gruaja e tij, Nancy e kishin kuptuar se biri i tyre ishte i avancuar kur kishte filluar të identifikojë numrat në moshën 6-muajshe dhe të flasë në 7 muajsh.

“William është shumë i mprehtë”, thotë Maillis.

“Ai memorizon çdo gjë që sheh”.

Më vonë, William vazhoi me gamën e bëmave mbresëlënëse akademike, përfshirë mbledhjen në moshën 21-mujshe; shumëzimin, leximin dhe shkrimin në moshën 2-vjeçare; algjebrën, gjuhën e shenjave dhe leximin në gjuhën greke në moshën 4-vjeçare; gjeometrinë në moshën 4-vjeçare; dhe trigonometrinë në moshën 7-vjeçare.

“Pas mbarimit të klasës së tretë vitin e kaluar, William vijoi njëkohësisht klasën e katërt dhe shkollën e mesme, madje duke marrë disa klasë kolegji, kurse këtë vit është regjistruar në kolegj me kohë të plotë”, tregon i ati i tij.

Maillis tregon se psikologu i kolegjit e ka përshkruar William-in si “gjeni të pastër” pas përcaktimit të testit të IQ.

Profesori i historisë së William, Aaron Hoffman, thotë se djali përshtatet mirë me studentët tjerë të kolegjit.

Dallimi i vetëm është se Wlliam nuk merr shënime si nxënësit tjerë por thjeshtë dëgjon, lexon dhe absorbon materialin.

Në fund, Maillis, i cili është prift ortodoks grek, thotë se dëshiron që biri i tij të çmojë këtë dhuratë që ai posedon.

“I them se Zoti të ka dhënë dhunti të shumta. Më e keqja është nëse i hedh poshtë këto dhunti dhe nuk i përdor ato për përmirësimin e njerëzimit dhe të botës”.

Të FUNDIT