E diel, 1 Shtator, 2024
19 C
Pristina

Gjermania e shqyrton opsionin për të ndërmarrë masa shtesë ndaj Beogradit

Gjermania e rriti presionin ndaj Kosovës duke anuluar tre projektet e para të bashkëpunimit, në përputhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për masa ndëshkuese.

Por, shteti gjerman po shqyrton edhe mundësinë e masave ndaj Beogradit.

Ambasada gjermane në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin konfirmuan se janë anuluar tre projekte bashkëpunimi që ende nuk kishin filluar.

Masat ndaj Kosovës nuk prekin projektet me sektorin e shoqërisë civile dhe projektet që tashmë janë në zbatim.

Ndërsa projektet e anuluara mund të rifillojnë në të ardhmen, kushti është zbatimi i masave për shtensionimin e situatës në komunat veriore të Kosovës.

Gjermania po e shqyrton mundësinë e masave ndaj Serbisë, e cila po e refuzon nënshkrimin e Ujdisë së Ohrit.

Ministria e Jashtme gjermane theksoi se Serbia duhet të angazhohet për zbatimin e Ujdisë së Ohrit dhe të respektojë obligimet e saj.

Situata tensionuese në mes Kosovës dhe Serbisë po i shtyn Gjermaninë të shqyrtojë masat që mund të ndërmerren ndaj Serbisë, duke përfshirë pezullimin e projektve dhe formatit të bashkëpunimit.

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tregojnë se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, po kontribuojnë në shtensionimin e situatës, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane.

Nga Rubrika