Web Analytics
E martë, 22 Korrik, 2025
36.9 C
Pristina

Gjesti dhe Egli rikthehen në krahët e njëri-tjetrit? (Foto)

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Gjesti dhe Egli Tako, të cilët krijuan një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, janë rikthyer në vëmendje pas një postimi të fundit në rrjete sociale që ka nxitur dyshime për një vazhdim të romancës edhe jashtë formatit.

Pak ditë më parë, Anaid Kaloti bëri një deklaratë në Instagram ku pretendoi se pas përfundimit të spektaklit, dyshja ishte takuar në një hotel luksoz.

Sipas tij, takimi ishte sugjeruar për qëllime mediatike dhe për të mbajtur vëmendjen e publikut, por Gjesti nuk kishte pranuar pasi dyshohej se ishte i përfshirë në një tjetër marrëdhënie.

Megjithatë, një postim i fundit i Gjestit ka sjellë një tjetër perspektivë. Në një foto të publikuar në Instagram, ai shfaqet pa bluzë, ndërsa një dorë femre i prek trupin.

Edhe pse identiteti i vajzës nuk është zbuluar, pas një verifikimi nga Loki Magazine, vihet re se thonjtë e vajzës përputhen me ato të Eglit në një video të publikuar më parë, duke ngritur dyshime të forta se është pikërisht ajo.

Ky postim ka bërë që ndjekësit të mendojnë se marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit mund të jetë ende në vazhdim, pavarësisht dyshimeve të mëhershme për një ndarje pas përfundimit të spektaklit.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika