Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm në Big Brother VIP Albania, Gjesti, fituesi më i ri i edicionit të katërt, tani feston ditëlindjen e tij në një atmosferë të mbushur me dashuri nga fansat dhe miqtë.
Me një shfaqje të jashtëzakonshme karizme dhe qëndresë emocionale, Gjesti arriti të fitojë zemrat e publikut shqiptar, duke u shpallur fitues më 19 prill.
Ai ka tashmë një vend të veçantë në historinë e reality show-t dhe në kulturën pop shqiptare, duke u bërë një simbol i suksesit dhe i autentikitetit.
Pas fitores, Gjesti nuk ka ndalur së punuari dhe ka nisur një kapitull të ri në muzikë, duke nënshkruar me label-in SGM Management. Kjo hapje e re e karrierës në muzikë ka rritur pritshmëritë e fansave dhe ka krijuar një buzz të madh në mediat rozë, që tashmë ndjekin çdo hap dhe aktivitet të tij.
Sot, ndërsa Gjesti feston një tjetër vit të jetës, urimet e shumta po vërshojnë nga të gjithë ata që e mbështesin.
Por urimi më i veçantë ka ardhur nga Ledion Liço, producenti dhe prezantuesi i njohur. Ledioni e ka uruar Gjestin në një postim në rrjetet sociale, duke e përshëndetur atë me një mesazh të ngrohtë.
Ky mesazh i thjeshtë, por i sinqertë nga Ledioni, thekson lidhjen e veçantë që ata kanë ndërtuar gjatë spektaklit. Ledioni ka qenë një mbështetje e fuqishme për banorët, duke ofruar lidhje të sinqerta dhe dukshëm mbështetje gjatë natave të vështira të krijuara nga konkurenca e ashpër.
Ndryshe, Gjesti sot ka mbushur 25 vite jete.