Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka qenë sensacion i këtij viti.
Me 184 ditë izolim nga Big Brother Kosova në atë të Shqipërisë, ai rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut. Gjesti, i njohur për natyrën e tij të këndshme dhe energjinë pozitive që sjell, ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm në botën e artit shqiptar.
Ndonëse nuk ka kaluar akoma një javë që nga përfundimi i këtij reality shou, këngëtari pejan po vazhdon me angazhime të shumta.
Ai ka arritur të tërheqë një numër të madh fansash, të cilët presin me padurim çdo shfaqje të tij. Në një postim të ri, ai njofton se më 25 prill do të performojë në një klub të Tiranës.
Kjo ngjarje pritet me shumë interes, duke qenë se ky koncert do të shënojë rikthimin e tij në skenë pas një periudhe intensifikimi dhe përgatitjeje gjatë kohës në Big Brother.
Nuk ka dyshim se Gjesti do të jetë një nga artistët më të kërkuar të këtij viti nëpër mbrëmje dhe festivale, duke e përfunduar me sukses një aventurë të madhe që e shpalli fitues. Ai ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me publikun e tij, e cila ka ecur përtej mureve të shtëpisë së Big Brother-it.
Ai madje do të ketë edhe një çmim të lartë marrë parasysh famën e fituar këtë periudhë.