Web Analytics

Haradinaj për dënimin e Lekajt: Pali s’e ka marrë asnjë cent për veten

Botuar nga: InfoKosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Pal Lekaj nuk e ka marrë asnjë cent për rastin e pagesës prej 53 milionë ndaj “Bechtel&Enkas” për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Haradinaj tha se Kosova e ka kontraktuar kompaninë “Bechtel&Enka” para se ai të vinte në pushtet, teksa shtoi se Kosova i kishte para borxh për autostradën.

Tutje, ai tha se është një keqkuptim i gjykatës dhe shkalla tjetër e gjyqësisë do ta sqarojë këtë.

“Unë besoj që është një keqkuptim, është keqkuptu çështja e të vërtetës dhe shpresoj që shkalla tjetër e sqaron. Tash iu sqaroj marrëdhënia e Kosovës me “Bechtel&Enka”, një operator që ka qenë i kontraktun para ardhjes sime në pushtet që Kosova ia kishte paret broxh me ndërtu rrugën për Shkup, nuk ka mundur me u ndryshu kjo marrëdhënie. Psh Lekaj nuk ka marrë asnjë cent për vete”, ka thënë Haradinaj në T7.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn me 3 vite e 8 muaj burgim për rastin e pagesës prej 53 milionë ndaj “Bechtel&Enkas” për autostradën “Arbën Xhafer”

Sipas aktgjykimit, Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj burgim.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT