Influencerja e njohur Hati Brika ka festuar ditëlindjen ne një atmosferë festive që nuk i mungoi asgjë.
Ajo priti mesnatën e ndërrimit të moshës në një festë të madhe me shoqet më të ngushta dhe me muzikë tradicionale shqiptare.
E veshur fillimisht me një fustan elegant, Hati ka surprizuar të gjithë të pranishmit kur u shfaq edhe me një kostum tradicional shqiptar në ngjyrë të kuqe, të zbukuruar me shqiponja të zeza dhe motive ari, duke i dhënë festës një frymë të fortë patriotike dhe emocionuese.
Pamjet nga festa po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komentet pozitive për stilin dhe mënyrën unike të kremtimit të saj.
Festa e Hati Brikës duket se do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë të pranishmëve. Ajo e ka filluar këtë vit të ri me energji dhe kujtime të paharrueshme.
Ajo ka mbushu 21 vite jete.
Ndjekësit e saj në rrjtet sociale e kanë quajtur Hatin një shembull frymëzues, duke e inkurajuar atë të vazhdojë të promovojë identitetin shqiptar.
Festat e tilla janë një mundësi për të bashkuar njerëzit dhe për të festuar trashëgiminë tonë kulturore.
Ne e inkurajojmë çdo lexues të ndajë mendimin e tij rreth festave dhe rëndësisë së traditave kulturore. Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!