E martë, 24 Qershor, 2025
13.4 C
Pristina

Heroi i padukshëm: Puna e rrezikshme e punëtorit të KEK-ut

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Gëzim Selmanaj u pa duke dalur nga zemra e kazanit, aty ku nxehtësia nuk matet

me termometër por me frymëmarrje.

Ai futet thuajse çdo ditë për të mbajtur në jetë një sistem të tërë që prodhon dritë për të tjerët. Në një ambient ku rreziku është i vazhdueshëm, Gëzimi përballet me kushte të jashtëzakonshme për të siguruar energji për familjet shqiptare.

Vetëm siguri në të nuk ka, por ka zë. E ai zë, sot ka dalë nga kazani për të treguar se për dikë, drita nuk kushton me para, por me shëndet e durim. Gëzimi na sjell një pasqyrë të errët të sfidave që përballen punëtorët në sektorin energjetik.

“Pamja ime fizike është pjesë e kazanit, pjesë e sistemit gypor ku mbushen gypat me ajër. Është përgjegjësi e imja që të identifikoj dëmet brenda gypit, pasi të ftohet për 24 orë. Rrobat që u shqyen janë si pasojë e ngushticës së hekurt. Na dëmtohen rrobat por edhe shëndeti sepse ka gazra të dëmshme që thithim…”, tha Gëzim Selmanaj, punëtor i kazanit në KEK.

Mungesa e kushteve tregohet qartë në videon e publikuar të Selmanit nga Sindikata e Re e KEK-ut. Pjesa më e madhe e punëtorëve përballen me situata alarmante, ku sigurimi i jetës është një përditshmëri e lodhshme dhe e rrezikshme.

Ajo është dëshmi e një sistemi që punëtorëve u kërkon të jenë të pathyeshëm edhe kur i dërrmon. “Ato maskat që i përdorum, e kam hudh brenda ende pa dal jashtë sepse isha duke u ngulfatur nga temperaturat e larta. Jepen tendera për pajisje mbrojtëse por shumëherë vonohen”, shprehet ai.

“Kemi garderobë të dobët që nuk na mbron nga rrezatimi dhe gazrat. Maska me ventilim nuk kem, më shumë kemi maska që kemi përdorur gjatë kohës së Covidit, maska një përdorimshme. Rrezikshmëri ka por punën e bëj me vullnet të mirë dhe përkushtim”, tha Gëzim Selmanaj, punëtor i kazanit në KEK.

Heroi i padukshëm i kazanit, siç edhe njihet tashmë, ai ka vetëm një kërkesë. Ai dëshiron që KEK-u të mos jetë vetëm një burim drite për vendin, por edhe një vend pune që i mbron ata që e mbajnë në këmbë. Ky thirrje për vëmendje është një reflektim i nevojave të punëtorëve që kontribuojnë çdo ditë.

“Garderoba psh është vend i ulët, kisha kërku aty kushte më komode. Kërkesë për bordin, pa përfshirë politike sepse jam apolitik, punën e bëj me vullnet dhe përkushtim, duam investime. Mos të mbesim në rrugë, mos të bëhemi shërbëtor të shteteve evropiane”, thekson ai me shumë këmbëngulje.

Gëzimi flet qetë, por fjala e tij ka peshën e metalit që e rrethon. Ai është një simbol i sforcave të panumërta që punëtorët e këtij sektori përballen çdo ditë. Pas secilit kilovat energji që ndriçon në shtëpitë tona, është një punëtor si Gëzimi që pa siguri, errësirën e takon çdo ditë, me asgjë tjetër përpos vullnetit në shpinë.

Le të bëhemi zëri i punëtorëve si Gëzimi, të cilët meritojnë kushte më të mira për të vijuar me përkushtim punën e tyre. Ndani këtë histori për të rritur vetëdijen për sfidat që ata përballen çdo ditë, dhe nxisni diskutime mbi rëndësinë e sigurimeve dhe kushteve më të mira të punës. Çdo ndihmë dhe mbështetje është një hap drejt përmirësimit të situatës për ata që punojnë për ne.

PROMO

Nga Rubrika