TikTok-erja e njohur shqiptare Gentiana Ipekli, e njohur si Genusha, ka ndarë me ndjekësit një histori të thellë dhe prekëse për djalin e saj, Leo, i cili përballet me autizmin. Ajo tregon për sfidat e mëdha që kanë kaluar si familje dhe për rrugëtimin e tij të veçantë në jetë.
Në një video emocionuese, Genusha ndan vështirësitë që ka përjetuar pas vaksinimit të djalit të saj. Ajo tregon se si Leo, pas vaksinës MMR, ka përjetuar regres në zhvillim, duke ndaluar së ecuri dhe duke humbur aftësitë që kishte arritur deri atëherë. Kjo situatë e vështirë e ka detyruar atë të kërkojë ndihmë profesionale.
“Leo lindi shëndoshë e mirë, një djalë i madh e i bukur. Po i arrinte të gjitha etapat – ecte, duartrokiste, thoshte ‘mama’… Por pas vaksinës MMR, ai pësoi regres. Ndaloi ecjen, duartrokitjet dhe nuk bënte më kontakt me sy,” – shprehet Genusha, duke e theksuar dhimbjen e saj si nënë.
E prekur nga situata, ajo vendosi të kontaktojë shërbimet e hershme për ndihmë. “Kur Leo nuk po i arrinte më hapat e zhvillimit, thirra shërbimet e hershme. Ata erdhën, e vlerësuan dhe më ofruan terapi pune e logopedi. Ky shërbim më ndihmoi jashtëzakonisht shumë,” – shton ajo, duke treguar rëndësinë e mbështetjes profesionale.
Pas viteve të kaluara në arsim special, Leo ka bërë përparime të dukshme. Ai tani ndjek një program LLD dhe është pjesë e klasës së rregullt. Genusha e përshkruan këtë si një arritje të madhe për të dhe për familjen e saj, duke theksuar se çdo ditë është një sfidë, por gjithashtu një mundësi për të festuar përparimin e Leo-s.
“Sot Leo është në klasën e tretë. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, por edhe shumë i bukur. Çdo ditë është një sfidë, por jam krenare për të dhe për sa kemi arritur,” – shprehet ajo, duke reflektuar mbi përvojat e tyre si familje dhe mbi forcën e dashurisë së saj për djalin.
Ky rrëfim i sinqertë i Genushes ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë mbështetur për guximin dhe dashurinë e madhe që tregon për Leo-n. Historia e saj është një kujtesë e fortë për të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme.
Genusha vazhdon të ndajë përvojat e saj dhe të inkurajojë të tjerët që të mos humbasin shpresën. Ndiqeni në videon e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të saj dhe të Leo-s, dhe për të gjetur forcë në historitë e tjera të ngjashme.