Web Analytics

Hoxhaj: Agresioni me shumë fronte i Serbisë kundër Kosovës s’po ndalet

Botuar nga: InfoKosova

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se agresioni me shumë fronte i Serbisë kundër Kosovës, madje edhe pas Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, nuk po ndalet.

Hoxhaj në një reagimi të tij në platformën ‘X’, ka shkruar se Serbia është duke shfrytëzuar veprimet terroriste, e duke lobuar në mënyrë aktive kundër shtetësisë së Kosovës.

“A është dikush ende i interesuar në BE-në në dialog, nëse po, ndërmerrni veprime sepse heshtja po merr anën”, u shpreh ai.

Ky reagim i Hoxhajt, vjen pasi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka falenderuar shtetin e Irakut për mosnjohjen e Republikës së Kosovës, pas takimit me kreun e Parlamentit irakian, Muhamed El Halbusi.

Të FUNDIT