Web Analytics

Hoxhaj: Veprimet terroriste të Hamasit na kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS

Botuar nga: InfoKosova

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë sot se veprimet e kryera nga grupi terrorist Hamas kundër Izraelit, na kujtojnë tmerret e kryera nga grupi terrorist ISIS.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social X ka shkruar se Kosova qëndron fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit.

“Si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë një aleate e fortë e Izraelit, ne qëndrojmë fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit dhe të drejtën e tij legjitime për të mbrojtur popullin, shtetësinë dhe sigurimin e tyre”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai thotë se “veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij, janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS.”

“Veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS. Unë besoj fuqishëm se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për luftimin e terrorizmit. Mendimet e mia janë me Izraelin dhe familjet e viktimave”, ka shkruar tutje Hoxhaj. /Telegrafi/

Të FUNDIT