Web Analytics

I digjet gardëroba Mihrijës dhe Naimit nga zjarri në banesë, këto janë detajet e fundit

Botuar nga: InfoKosova

Banesa e dy artistëve të njohur Mihrije Braha dhe Naimi Abazi së fundmi është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar këngëtarja Mihrije.

Braha tha se gjatë kohës së incidentit në banesë ndodhej djali i tyre, Platori bashkë me partnere e tij, por që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po është e vërtetë na është djegur banesa, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë Platori dhe partnerja e tij, por ajo që ka rëndësi është se të gjithë jemi mirë me shëndet”, tha Mihrija për Telegrafin.

Tutje, Mihrija tha se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale si djegia e gardërobës së saj dhe Naimit.

“Zjarri është shkaktuar nga një defekt me rrymën dhe na ka shkaktuar disa dëme materiale, është djegur gardëroba ime dhe e Naimit”, përfundoi këngëtarja.

Të FUNDIT