Web Analytics

I menaxhoi Instagramin kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Luizi flet për raportin që kishte me Jurgenën

Botuar nga: InfoKosova

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Instagrami i Luiz Ejlli është menaxhuar prej disa kohësh nga mikesha e tij Jurgena e cila u përfol goxha në rrjetet sociale në lidhje me marrëdhënien që ajo kishte me këngëtarin.

Teksa ishte i ftuar në në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Luizi tregoi se Jurgenën e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së Big Brother dhe ka dalë disa herë me të.

Pyetje:U përfol shumë për këtë punën e Instragramit tënd, u bë luftë e e madhe se e mbante një vajzë me emrin Jurgena, të cilën e përmendje edhe ti brenda dhe njerëzit kanë bërë lidhjen që ajo mund të ketë qenë ish-e dashura jote dhe ju keni lënë diçka të hapur jashtë

Luizi: Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në Big.

Kemi dalë dy tre herë (qesh).

Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një Instagram.

Ç’më duhet mua i thash do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë.

Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”-tha Luizi.

Pyetje: Ajo ka parë diçka te ti që ti se shihje Luiz?

Luiz: Atë se di unë.

Tani është hapur tjetër, aktualisht atë përdor.

Tjetri do mbyllet besoj se di.

Të FUNDIT