Web Analytics

I përmendi ish-shokun bixhozxhi që zinte be, Juli i kthehet ashpër Meritonit

Botuar nga: InfoKosova

Në ‘Prime-n’ e djeshëm, Meritoni dhe Juli janë përfshirë në një debat të ashpër.

‘Molla e sherrit’ mes tyre është bërë Ilnisa, e cila nuk është më pjesë e garës, e kjo ‘përplasje’ mes dy banorëve u shkaktua pasi Juli është shprehur se Ilnisa është lojtare më e fortë se Meritoni.

Mirëpo ky i fundit mendon se gjithë këto deklarata të Julin janë sa për të nënvlersuar Meritonin.

Në kundërpërgjigje, Meritoni i përmendi Julit momentin kur u betua në mënyrë të gënjeshtërt për misionin duke e krahasuar atë me një ish-mikun e vetë jashtë shtëpisë që betohej dhe luante bixhoz.

Debati ka agravuar derisa Juli i ka përmendur Meritonit ‘betimin’ që ai ka bërë nëse Ilnisa do të eliminohej ku u shpreh se do të linte dhe ai garën pas saj.

Juli: Unë dhe Meritoni fillimisht kemi bërë një pakt që ky nuk duhet të përmend më benë dhe unë nuk do t’i përmend më fjalën që i ka dhënë Ilnisës për t’u larguar menjëherë pas daljes së saj nga shtëpia.

Në momentin që ky do të thyejë paktin do t’ja përmend gjithmonë premtimin që i bëri shtëpisë dhe Ilnisës.

Për mendimin tim Ilnisa ka qenë lojtare shumë më e sofistikuar dhe inteligjente se Meritoni dhe për këtë të mos t’i vijë keq Meritonit.

Mendoj se Meritoni ka një ndryshim të madh midis atij para dhe pas daljes së Ilnisës nga shtëpia, ma kërkoi si mendim dhe ja dhashë.

Sa i përket marrëdhënies me vajzat, nëse keni ndonjë dyshim mund t’i pyesni vetë.

Nuk jam unë Meritoni që u shkonte nga mbrapa dhe u hiqte rripin dhe të tjera me radhë.

Pyetja ime është kjo; cila është arsyeja që Meritoni atë historinë me shokun e vetë që luante bixhoz dhe zinte be ma tregoi mbi 16 herë? Të ma tregojë.

Çfarë po aludon shoku Meriton?

Meritoni: Ca je ti… Më thuaj çfarë aludon ti kur flet për historinë time.

Unë të thashë thjesht që t’i po gënjen në një situatë që nuk e ke aspak të vështirë dhe e ke të lehtë të mos zësh be port ë luash sepse është vetëm një mision, ndaj të thashë që je bërë gënjeshtar si një ish-shoku im që ka qenë bixhozxhi duke pasur varësi nga bixhozi.

Të FUNDIT