Kënga më e fundit nga dyshja e njohur Adri Iliriana, me titullin “Jasha Habibi”, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku që në momentin e lansimit.
Me një melodi ngjitëse dhe një videoklip që mori komente pozitive nga fansat, kënga u kthye menjëherë në një nga hitet më të dëgjuara të verës.
Por pak ditë pas publikimit, një zhvillim i papritur i ka befasuar të gjithë, kënga është zhdukur nga YouTube. Ky lajm ka shkaktuar një reagim të fortë nga fansat, të cilët janë të shqetësuar për këtë ndodhi të papritur.
Artisti dhe këngëtarja kanë përdorur rrjetet sociale për të informuar ndjekësit e tyre rreth situatës.
Përmes një Instastory, ata shprehën se po punojnë fort për të rikthyer këngën në platformë. “Për ata që po pyesin – kënga ‘Jasha Habibi’ është fshirë nga YouTube. Jemi duke punuar për ta kthyer sa më shpejt. Faleminderit për përkrahjen!” – shkruan Adri dhe Iliriana, duke mapar përkrahjen e madhe që kanë marrë nga publiku.
Ky incident ka nxitur së pari pyetje mbi arsyet e fshirjes së këngës. Çfarë mund të ketë shkaktuar një veprim të tillë? Disa spekulime sugjerojnë se mund të ketë pasur ndonjë problem me të drejtat e autorit ose ndonjë shqetësim për përmbajtjen e videos.