Ilkay Gündogan ishte një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Barcelonës gjatë sezonit 2023-2024, duke luajtur një rol kyç nën drejtimin e Xavi Hernández. Pas një periudhe të suksesshme, ai vendosi të rikthehet te Manchester City, duke shkaktuar spekulime të shumta rreth arsyes së këtij largimi.
Gündogan, i cili kaloi një sezon fantastik te Barcelona, ishte titullar i padiskutueshëm dhe dukej se ishte përshtatur mrekullisht me ambientin blaugrana. Pavarësisht nga ky sukses, pas një vere të kaluar larg Manchester City, ai vendosi të kthehej në klubin ku pati sukses të madh. Në një intervistë për “Bild”, Gündogan shpjegon arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.
Historia nisi në verën e vitit 2023, kur Barcelona e kishte vënë në shënjestër mesfushorin, pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester City. “Fillimisht më afruan si një lojtar që do të sillte përvojë dhe stabilitet në skuadër”, thotë ai, duke iu referuar nismës së klubit për ta angazhuar.
Megjithatë, gjithçka duket se mori një drejtim tjetër. “Në fund mendova se ishte më mirë të largohesha. Pavarësisht performancës sime, ndjeva se Barcelona ishte e prirur të më largonte për arsye ekonomike. Unë besoj se është më e mira të largohem sesa të krijoj probleme në klub”, thekson Gündogan.
Kontrata e tij me Barcelona ishte e vlefshme deri në fund të sezonit 2024-2025, por vendimi për të larguar një vit më herët tregon për integritetin e tij. Megjithatë, Gündogan nënvizon sendjenjat e tij ndaj klubit: “Kam dëshiruar gjithmonë të luaja për Barçën dhe e realizova si një ëndërr. Unë kam pasur biseda të sinqerta me Xavin. Ai është një trajner i shkëlqyer dhe kemi arritur të luajmë mjaft mirë së bashku, megjithatë ndjeva se Real Madridi ishte shumë i fortë”.
Gjatë verës së vitit 2024, ndërsa po shqyrtonte mundësitë për të ardhmen e tij, ishte gruaja e tij, Sara, ajo që i dha sugjerimin për një rikthim te City: “Sara me tha, gjysmë me shaka, gjysmë seriozisht: Telefonoji Pepit. Dhe e bëra të nesërmen. Pep më tha menjëherë se do të ishte i lumtur që të rikthehesha”. Kjo bisedë e çoi atë të merrte vendimin për t’u rikthyer në Premier League.
Gündogan u kthye te Manchester City, pavarësisht ndryshimeve të menaxhimit në Barcelonë, me largimin e Xavi Hernández dhe ardhjen e Hansi Flick. Ai thekson se marrëdhënia me Flick është e fortë dhe se ka pasur një sezon të mrekullueshëm kur ai drejtonte ekipin. “Pas pushimeve isha i motivuar të luaja nën drejtimin e tij, megjithatë duket se klubi kishte plane të tjera për të ardhmen”, shprehet ai, duke sugjeruar se ka pasur mungesë komunikimi për planet e tij personale.
Gündogan, pavarësisht largimit, e uron Hansi Flick dhe ekipin për sukseset e arritura në këtë sezon. “Hansi më kontaktoi për ditëlindjen time, dhe është një njeri i shkëlqyer. I uroj atij dhe klubit suksese për këtë sezon”, përfundon ai. Kështu, historia e një lojtari të jashtëzakonshëm vazhdon, ndërsa ai kërkon të realizojë ëndrrat e tij në një ligë konkurruese si Premier League.