Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pardon My French”, Ilnisa Agolli shprehu mbështetje të fortë për Laert Vasili, finalistin e dytë të Big Brother VIP Albania 4.
Ilnisa theksoi se edhe pse nuk do të parashikonte fitoren e tij, ai e meriton titullin. “Nuk dua të flas përpara kohe, por ai ka treguar shumë durim dhe mënyra se si ka shprehur gjithçka me dinjitet më bën ta dua si fitues. E kam ditur që do shfaqte më të mirën e tij,” tha ajo me bindje.
Në lidhje me marrëdhëniet që Laerti ka krijuar brenda shtëpisë, Ilnisa ndali vëmendjen te ballafaqimi i tij me Gjestin, një moment që shkaktoi diskutime të shumta.
“Megjithëse pati konfuzion për shkak të përkthimeve dhe ndjeshmërisë fetare, më pëlqyen të dy në mënyrën e tyre. Falja e Laertit ishte më shumë për shkak të një keqkuptimi sesa një përulje, dhe ky gjest tregon shumë për karakterin e tij,” shpjegoi ajo.
Ilnisa e cilëson Laertin si një njeri me shumë dinjitet dhe grupi i tij i mbështetjes përfshinte edhe një dashuri të madhe për publikun. Ajo ndau se gjatë qëndrimit në BBV, Laerti ka ecur me një qëndrim të qartë dhe është përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me të gjithë bashkëbanorët. “Ai dëshmoi vlera të mëdha dhe ka treguar se është më shumë se një thjesht lojtar,” shtoi ajo.
E shikon Ilnisa si fitues Laertin?
Nuk mund të flas përpara kohe apo të hipotetizoj të gjithë këtë ndjenjën që kam për ta dashur si fitues. Mendoj që ai e meriton të jetë një fitues, për shkak të durimit që ka pasur gjatë gjithë këtyre ditëve për shkak edhe të mënyrës se si ka shprehur gjithçka në formën e tij. Jam për Laertin dhe e dija që ky djalë do ta shfaqte më të mirën e tij me shumë dinjitet.
Si i sheh Ilnisa raportet që Laerti ka me njerëzit e tjerë brenda në shtëpinë e BBV?
Më pëlqeu ballafaqimi i tij me Gjestin, megjithëse situata ishte pak kaotike jashtë me përkthimet e çuditshme karshi fesë, por ata më kanë pëkqyer shumë të dy, secili në mënyrën e tij. Falja e Laertit ishte karshi një keqkuptimi më shumë sesa një falje ku ai tregonte një përulje karshi një termi që është shumë i bukur që është “Allahu ekber” por veprimi i shëmtuar i Gjestit e detyroi që në një formë apo në një tjetër të keqkuptohej e gjithë situata. Ndodhi ajo që ndodhi.
Në përfundim, Laerti ka paraqitur dinamikë të re në shtëpinë e BBV duke sfiduar normat sociale dhe duke treguar se është një person që nuk ngurron të shprehë ndjenjat e tij, pavarësisht situatave të ndërlikuara. Qëndrimi i tij me dinjitet në çdo situatë është tregues i një forme të re të liderit brenda një konkurence që shpesh gatuan dramatizëm dhe konfuzion.
Ilnisa gjithashtu ka folur për diskutimet që janë hapur rreth “donzhuanizmit” të Laertit. “Po sikur nuk e pashë sepse Laerti është shumë donzhan edhe nuk e vura re shumë atje këtë anë. Laerti është kam idenë,” tha ajo, duke i dhënë një dimension tjetër marrëdhënieve të tij brenda shtëpisë.
Si përfundim, këtë edicion të Big Brother, Ilnisa e sheh Laertin si një person që tërheq, që meriton të jetë i kujtuar për ndershmërinë dhe karakterin e tij të fortë. “Duke qenë se ethet e finales kanë filluar, do të doja t’i shihja më shumë njerëz të tillë si Laerti. Ai është shembulli se si duhet të jetë një fitues, jo vetëm në lojë, por edhe në jetë,” përfundoi ajo.
Kë shikon Ilnisa në krahë të Laertit dhe Rozanës?
Do të isha kurioze të shihja Gertën me Egli Takon. Do të dëshiroja ta shihja këtë dyshe gocash. Unë mbahem si orakull ndonjëherë.