E enjte, 5 Qershor, 2025
20.7 C
Pristina

Interi dhe 5 rrathët e ferrit pas finales së Champions-it: Një histori e humbjes dhe boshllëkut

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Nga Alfred LLESHI

Në Paris, diku mes dritave që s’flenë kurrë dhe ambicies që nuk njeh limite, thuhet se është “ngritur” një kullë e re imagjinare. Jo prej çeliku të rafinuar si ajo e Gustave Eiffel, por me “pluhur futbolli të djegur” në 90 minuta torturë.

Pesë “kate turpi”, pesë “rrathë ferri” për një Inter që mendoi se mund t’i sfidonte perandoritë e naftës me pasionin e projektimit të rafinuar buxhetor. Kulla Eiffel për interistët tashmë ka formën e një numri 5…, sa gola pësuan në finalen e Mynihut, më 31 ndaj PSG.

Tashmë, për Interin, ajo kullë e shumë vizituar nga e gjithë bota, nuk është më simbol i qytetit të dashurisë, por epitaf i një nate që do të mbetet në kujtesë si njollë e pashlyeshme. Simone Inzaghi nuk dështoi vetëm taktikisht atë natë në “Allianz Arena”. Ai dështoi kur mbërriti me bindjen se si strateg i zgjuar mund të barazpeshonte një “makineri” të blinduar me miliarda.

Mënyra se si u paraqitën, kuptimi i bashkimit dhe energjikës si skuadër, tregon se Interi kishte ndarë një narrativë që tani është e humbur. Ata që mund të kenë menduar për kualitetin dhe strategjinë si përparësi, duhet të kuptojnë se futbolli është një sport i shpejtësisë dhe resursit, dhe këtu u preken nga realiteti. Ndërsa PSG, dhe kjo është e rëndësishme, arriti ta rindërtonte identitetin e saj si një klub i madh, duke përmbledhur në vetvete të gjitha atributet e superfuqisë futbollistike: para, talente, yje, pushtet.

Interi humbi më shumë se një ndeshje; ata humbën moralin, rrëfimin e tyre si skuadër e denjë për podiumin e madh. Fjalët e Inzaghi, pavarësisht se ishin të drejta, ishin shumë të ngutshme për të ndihmuar skuadrën në përballjen e saj me PSG-në. Në këtë nivel, fjalët janë më pak të rëndësishme se investimet. Një trajner, si një CEO nën krizë, nuk gjykohet më për rrugën, por vetëm për destinacionin.

Dhe pas humbjes, Kulla Eiffel me formën e një “5” doli të ishte një ironia vizuale, e bërë “virale” në rrjetet sociale nga “armiqtë” e Interit. Një simbol i humbjes, një kujtesë e asaj që ndodhi, por gjithashtu një reflektim i ftohtë i realitetit të dhimbshëm të futbollit modern. Ai futboll që më shumë ngjan me “Wall Street” dhe jo si dikur me një ëndërr popullore, përfundoi duke treguar se tragjedi dhe ngjyra të mëdha mund të ndodhin në momentet më të rëndësishme.

PSG shënoi jo vetëm fitoren e shumëpritur, por gjithashtu mundësinë për të riformatuar të ardhmen e saj në një kampionat ku rivaliteti gjenden gjithmonë. Kjo është një provë se futbolli po ndryshon, dhe se Interi tani është duke u përballur me sfida të reja. Në një epokë ku suksesi matet me ftohtësinë e shifrave dhe jo me nxehtësinë e pasionit, Inzaghi bëri mirë që iku nga Interi. Një ‘manite’ të tillë në fytyrë, të marrë në skenën më të ndritur të Europës, nuk e mbijeton askush; as mjeshtri i finaleve, as mjeshtri i lotëve, dora vetë Jose Mourinho.

Kur bilanci bëhet negativ, dorëheqja është më shumë se përgjegjësi; ajo kthehet në domosdoshmëri. Simone e kuptoi këtë, dhe ndoshta, pikërisht për këtë, u largua siç kishte ardhur: në heshtje, me dinjitet, si një burrë që e di se faji nuk qëndron gjithmonë në drejtimin e timonit, por në stuhinë që nuk ndalon së ardhuri.

Interi tani duhet të rifillojë dhe të rindërtojë identitetin e saj pas disa sezoneve të suksesshme. Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, ata duhet të kujtojnë se sfidat janë gjithmonë pjesë e lojës dhe se çdo humbje është një rast për të mësuar dhe për të përmirësuar. Kjo histori e humbjes mund të shërbejë si një burim frymëzimi për një ekip që ndjen se i është ndryshuar rrjedha e fatit. Një ekip që beson se suksesi është i mundshëm, vetëm duke punuar së bashku dhe duke qëndruar fort përpara çdo pengese që ndodhet përpara.

PROMO

Nga Rubrika