Moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi shumë herë është akuzuar për ndryshime drastike në pamje.
Vokshi theksoi se ka pasur vëmendje të madhe për pamjen e saj, por gjithmonë ka preferuar të ruajë natyrshmërinë.
“Jo asnjëherë dhe nuk e shoh në horizont fare, kush tha nuk kam rrudha mimikën e ballit e kam patur gjithmonë që e vogël,” ishin fjalët e Jonidës.
Ndryshe, Vokshi njihet për elegancën që shfaq në daljet publike. Ajo është një figurë e njohur në botën e mediave dhe artit shqiptar, e cila ka arritur të krijojë një imazh të qëndrueshëm dhe të respektuar.
Në një intervistë të fundit, Jonida theksoi se natyrshmëria është një nga vlerat më të rëndësishme për të. “Unë besoj se çdo person ka bukuri natyrale, dhe është e rëndësishme ta ruajmë atë. Të gjithë duhet ta pranojmë veten ashtu siç jemi,” u shpreh ajo.
Shumë nga ndjekësit e saj e mbështeten këtë qasje, duke e konsideruar Vokshin si një frymëzim për ta pranuar trupin dhe pamjen natyrale. Kjo ka sjellë një diskutim të gjerë në mediat sociale, ku nëna e një fëmije po shfaqet si një shembull pozitiv.