E diel, 1 Shtator, 2024
19 C
Pristina

Jori e ofendoi Kristin në BBVA për thonjët e lyer, por shikojeni të dashurin e tijë! [Video]

Bukuroshja shqiptare, Jori Delli, ka pak ditë që ka konfirmuar lidhjen e saj të re me reperin italian Federico Palana.

Çifti madje publikuan së fundmi në TikTok një video të përbashkët, ku shiheshin duke shkëmbyer puthje dhe kaluar çaste të ëmbla së bashku.

Mirëpo krahas kësaj, në TikTok ka filluar të shpërndahet me të madhe një video, kur Jori kritikonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2 Kristin, për thonjtë e lyer.

“E ke parë veten? Burrë me manikyr”, i ishte drejtuar ajo artistit Kristi Aliaj (Dragot), i cili rezultoi i dyti në finalen e madhe, pas Luiz Ejllit.

Ndërkohë në videon e cila po qarkullon në TikTok, mund të shihet se edhe i dashuri i Jorit, aplikon manikyr në gishtat e tij.

Videoja është bërë virale, duke përçuar te ndjekësit mesazhin se nuk duhet folur asnjëherë para kohe.

Shiko Videon:

Nga Rubrika