Ka vite që mungon në ekran, por emri i saj ende mbahet në mend.
Irma Xhema, gazetarja dhe prezantuesja e njohur, e cila për një kohë të gjatë ishte pjesë e medias në Kosovë, tashmë është bërë nënë.
Tashmë, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e saj më të bukur, që është prindërimi, duke treguar se edhe pas një periudhe të gjatë mungese, ajo vazhdon të mbetet një figurë që tërheq vëmendjen.
Irma shfaqet më rrezatuese se kurrë, përkrah vogëlushit të saj. Kjo rikthim është vlerësuar nga publiku i saj, i cili ka shprehur përkrahjen e tij për këtë moment të veçantë në jetë.
Pas një periudhe në të cilën ajo ka vendosur të largohet nga ekrani, ndjekësit e saj kanë pritur me padurim ndarjen e lajmeve të reja nga jeta e saj private.
Edhe pse kanë kaluar vite nga largimi i saj nga televizioni, duket se koha ka ndalur për të. Irma ka ruajtur po të njëjtën pamje që e karakterizonte gjithmonë. Stil i saj elegant dhe sharm i natyrshëm janë dy nga tiparet që e kanë bërë atë të veçantë, dhe tashmë ajo po i sjell ato në një rol të ri si nënë.
Familja e saj tani është përqendruar në këtë kapitull të ri, dhe fansat e saj po shprehin emocionet e tyre për këtë lajm të madh. Irma, në momente të tilla, shpesh ndan mendime dhe këshilla për të gjithë ata që janë në rrugën e prindërimit. Ajo e di se prindërimi nuk është gjithmonë e lehtë, por sigurisht që është një përvojë e paharrueshme.