Mbrëmjen e kaluar në emisionin “BBV Fan Club” u diskutua rreth disa prej dinamikave më të përfolura të sezonit të katërt të “Big Brother VIP”.
Të ftuar në studio ishin ish-banorë nga të gjitha edicionet, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi finalistët dhe pritshmëritë për fituesin.
Në një moment të bisedës u ngrit çështja e pranisë së Rozana Radit në finale dhe nëse ajo shihet realisht si një pretendente për çmimin e madh.
Ronaldo Sharka, një prej opinionistëve të “Fan Club”, bëri një krahasim mes Rozanës dhe aktorit Jul Deda, duke vënë theksin te mënyra se si ata janë perceptuar nga publiku gjatë qëndrimit në shtëpi.
Sipas Ronaldos, të dy kanë qenë pjesë e rëndësishme e edicioneve përkatëse, por nuk kanë arritur të krijojnë një imazh fituesi.
“Po të pyesësh njerëzit sot çfarë ka bërë Juli në ‘Big Brother’, e mbajnë mend që ka qenë aty, por nuk dinë një ‘highlight’ (moment kyç)”- u shpreh gazetari ndër të tjera.
Deklarata e tij nuk ka kaluar pa reagim nga ana e Jul Dedës. Përmes një postimi ironik në InstaStory, aktori i është përgjigjur Ronaldos me tone thumbuese, duke shkruar se e vetmja gjë për të cilën do të mbahet mend ai, është që “leu flokët si Luizi” dhe që “jargavitej” për të kapur pak famë.
Shiko foton: