Web Analytics

Juli habit me deklaraten: Kjo banore do ishte lidhur me mua nëse nuk do isha i martuar

Botuar nga: InfoKosova

Ditën e stome një video ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale, në të cilën Juli ka bërë një deklaratë që për shumë fansa të Heidit është komentuar si shokuese.

Në videon e bërë menjëherë virale, Juli është nën shoqërinë e Eglës, Çimit dhe Gracianos në oborr.

Teksa të gjithë janë duke biseduar për Heidin, Juli është shprehur se një ish-banor ka thënë se Heidi do ishte ishte lidhur me atë, nëse ai nuk do ishte i martuar, pasi e ka parë që ishte lojtar i fortë.

“Një banor që nuk është më këtu, i ka bërë një analizë kësaj (referuar Heidit) dhe i ka thënë këtë fjali: “Ti i ke fiksim lojtarët e fortë dhe ti iu ngjitesh.

Ti tha e ke parë që në fillim që ky burri është lojtar i fortë por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, për mua dhe pastaj gjeti tjetrin”.

Në këtë moment ka ndërhyrë Egla, e cila ka thënë se nuk e sheh ashtu.

Egla: Nejse unë nuk e shoh dot ashtu, më vjen keq Juli.

Juli: Tani hajde flasim, a doni të flisni, t’i thoni gjërat troç?

Të FUNDIT