Ish këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka rrëfyer një informacion të pa publikuar më parë.
Latifi tha se në vitin 2015 ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ishte kërcënuar në Kroaci.
Ai tha se kërcënimi ndaj Veselit ishte bërë teksa ishte në pushime në bregdetin kroat,ku pastaj janë telefonuar nga shërbimi sekret kroat.
“Në vitin 2015, kam qenë në zyrë të kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit ka qenë në pushime në bregdetin kroat, na ka thirrë shërbimi sekret kroat që kemi informacione që ka me u bë atentat ndaj tij.
Por e kemi një vështirësi, nuk po mundemi me i identifiku.
Edhe jemi largu“.
Tutje Latfiti tha se më pas Veseli ishte larguar me anije nga Kroacia në Itali.
Kryetari ka lëviz me anije nga Kroacia në Itali.
Pastaj, shërbimi italian e ka identfiku e ka përcjell te shërbimi i Shqipërisë, por kjo nuk u publiku kurrë”, deklaroi Latifi në Pressing.
Një informacion i tillë ka ardhur pas debatit për lajmin që u publikua para disa dite për planin e një atentati ndaj Kryeministrit Kurti.