E diel, 6 Korrik, 2025
36.1 C
Pristina

Kam pasur shumë probleme me dashninë, Vullneti befason me deklaratën

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Gazetari Vullnet Krasniqi, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, diskutoi hapur për sfidat e jetës së tij private, duke theksuar se dashuria ka qenë një prej temave më të vështira për të.

Njëra ndër temat ishte edhe dashuria. Krasniqi shprehu se gjithmonë ka pasur probleme me dashurinë, madje ai pranon se përballja me këtë ndjenjë e ka detyruar të zhvillonte një mekanizëm mbrojtës që shpesh e ka penguar të pranojë dashurinë nga të tjerë.

“Unë kam pasur shumë problem me dashninë. Kur e kam marrë dashninë prej dikujt, zakonisht e kam pasur një mekanizëm që e ka luftuar atë. Në jetë e kam kuptuar shumë këtë detaj, që nuk duhet t’i frikësohesh dashurisë,” tha Krasniqi.

Me një reflektim të thellë, ai vazhdon të diskutojë se ndoshta është koha të flasë me një psikolog, ose të punohet më tej me veten për të kuptuar arsyet e këtyre frikave.

“Pse më ka ndodhur kjo, sepse nuk më ndodh më. Por në mendjen time, kur dikush të ofron tepër dashni, gjithmonë ka pasur një prapavijë tjetër mbrapa. Nuk i kam besuar dashurisë ekspresive, më shumë kam besuar në veprime,” u shpreh Krasniqi.

Kjo dëshmi e tij është një ilustrim i qartë i tensioneve që ndodhin në jetën e përditshme, e cila shpesh herë na pengon të pranojmë dashurinë si një ndjenjë të sinqertë. Shumë njerëz, dhe sidomos ata që kanë kaluar përvoja të hidhura në marrëdhënie, ndihen të frikësuar për të hapur zemrën e tyre.

PROMO

Nga Rubrika