I ka kaluar të 40-tat, por ende statusi i saj është “beqare”.
A ka vendosur që të ketë kështu përgjithmonë, apo edhe Eliza është në kërkim të dashurisë, asaj të madhes e të vërtetës.
Ka pasur thashetheme që e lidhnin këngëtaren me figura të ndryshme, kryesisht publike, por asgjë konkrete.
Eliza, e pa fat në dashuri, ndërkaq shumë e suksesshme si arkitekte, ligjëruese e artiste.
Çka thotë këngëtarja për dashurinë e saj?
’’Dashuri perfektë nuk ka, por perfeksioni mbështjell një dashuri atëherë kur e adhurojmë dhe e dashurojmë personin tjetër me gjithë anët e mira dhe të këqija që ka.
Atëherë dashurojmë sinqerisht’’