Web Analytics

Këmbimi i pronave në Badovc, PDK: Të enjten do ta anulojmë vendimin e Ramës

Botuar nga: InfoKosova

Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka bërë të ditur se të enjten do të bëjnë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc.

Retkoceri në një postim në Facebook shkruan se interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore.

“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama.

Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore”, shkruan ai.

Retkoceri ka përshëndetur edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc.

“Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht pasnesër”, shkruan më tej.

Ndryshe, tashmë vërehet qartë “krisja” ndërmjet LDK-së e PDK-së në kryeqytet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit.

Ai fillimisht liroi na detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilir Musliu. Pas Musliut, Rama njoftoi edhe për shkarkimin e nënkryetares Donjeta Sahatçiu, e cila vjen nga radhët e PDK-së. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT