Web Analytics
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
21.7 C
Pristina

Kërcënimi vjen prej Lewandowskit, nuk duhet të ndihen të sigurt as CR7 dhe Messi

Gara për të qenë golashënuesi më i madh i historisë vazhdon mes CR7 dhe Leo Messit, por një “i tretë” po iu afrohet; Lewandowski. Polaku, 37 vjeç, shënoi 42 gola sezonin e fundit me Barcelonën dhe nuk jep shenja rënieje. Aktualisht është golashënuesi i 7-të më i mirë në historinë e ndeshjeve zyrtare, me 635 gola në klube dhe 85 gola në 160 ndeshje me Poloninë, duke arritur në total 720 gola (sipas Transfermarkt).

Objektivat e tij të radhës janë Puskás (760 gola/746 ndeshje) dhe Romário (761/963). Më pas, rruga do ta çonte drejt Pelé (770) dhe Bican (805). Për këtë, Lewy duhet të shënojë mbi 100 gola të tjerë. Cristiano Ronaldo, 3 vite e gjysmë më i madh, ka arritur gati 1.000 gola, ndërsa Messi numëron 874 gola, duke shënuar vetëm 32 gola në 2 sezone me PSG dhe jo më shumë se 25 gola për sezon tek Inter Miami.

Nëse Lewandowski mban ritmin e 40 golave për sezon, do t’i duheshin edhe 7 vite për të kapur shifrën e CR7. Megjithatë, synimi më realist mbetet tejkalimi i Messit, një “revansh” personal pas “Topit të Artë” 2020.

PROMO

Nga Rubrika