Arbana Osmani, një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, ka njoftuar rikthimin e saj në ekran.
Ikona e televizionit shqiptar ka zbuluar se po vjen me një program të ri, titulluar “Mirëmbrëma yje”.
Prezantuesja e njohur ka publikuar një video të shkurtër për ndjekësit e saj, ku tregon se do të ketë episode me të ftuar nga profile të ndryshme.
Ajo ka shkruar: “Mirëmbrëma yje.
Më keni munguar.
Shihemi shumë shpejt, mjafton të klikoni ‘subscribe’ në YouTube”.
Në vazhdim, Arbana ka shtuar: “Linkun e keni në biografi. Ju dua”.
Në përshkrimin e emisionit thuhet se programi xhirohet në Bogë (Malësi e madhe) në shtëpine e Arbanës.
Ajo mirëpret në shtëpi disa nga personazhet më në zë të artit, show biz, sportit apo biznesit dhe i fton të gatuajnë bashkë, të rrëfehen, të luajnë, diskutojnë, këndojnë apo kërcejnë.
Me rikthimin e saj, fansat mezi presin të shohin se çfarë ka përgatitur në këtë projekt të ri.
Shiko videon: